HW

Administrata aktuale në Bujanoc nuk largon njerëz nga puna

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Lajmi për largimet nga puna fushatë e tendemcioze nga një subjekt opozitar që është deklaruar ta luajë rolin e “opozitës konstruktive”.

Lidhur me publikimet tendencioze qe, dite më parë, dolën nga partia opozitare (PD) për gjoja përjashtimin e punëtorëve nga puna, kabineti i kryetarit të komunës, pas grumbullimit të informacioneve zyrtare, njofton opinionin se publikimi i këtij lajmi të rrejshëm, nga një subjekt I cili, që në seancën e parë të Kuvendit komunal të kësaj përbërje, është deklaruar se do ta luajë rolin e opozitës konstruktive, në instancë të fundit është tendencioz.

Ashtu siç edhe janë deklaruar vetë, disa nga punëtorët e “larguar” në profilet e tyre në facebook, fjala është për individë që në kuadër të programit për aftësim profesional, përmes kontratave me kohë të caktuar me ndërmarrjet dhe instiucionet komunale, kanë kryer stazhin e e aftësimit professional, që do të thotë se me kryerjen e këtij Programi me kohe të caktuar, ka përfunduaar edhe angazhimi i tyre.

United Hospital

Sa i përket numrit 1 nga lista e publikuar, Hajredin ademi, për të cilin opinion i gjerë është i njoftuar se ka qenë dretjto i RTV Bujanoci, ai me 16.maj 2016, ditën e mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit komunal, ka themeluar punë me komunën në kohë të caktuar. Kontratën e ka nënshkruar kryeshefi Nasim Rexhepi, ndërkohë që I njëjti këtë kontratë edhe ia ka ndërprerë Hajredin Ademit.

Sipas kontratës së nënshkruar, Hajredin Ademi, është angazhuar në komunë për kryerjen e siç shkruan “punëve sezonale…..”, prandaj, administrata aktuale nuk ka asnjë lidhje as me angazhimin sezonal të Hajredin Ademit e as me ndërprerjen e punës së tij, që mund të shifet në deklaratën e kryeshefit Nasim Rexhepi, në të cilën theksohet se kontrata është ndërprerë me “marrëveshje mes të punësuarit dhe kryeshefit”.

Për hirë të informimit objektiv dokumentacioni do të jetë në disponim të secilit gazetar i cili dëshiron ta trajtojë këtë çështje., njofton Zyra e kryetarit të komunës së Bujanocit./bujanocinet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.