Mobi Casa

Adil Maliqi trajner i sukseseve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Të pakët janë trajnerët shqiptarë e sidomos ata nga Kosova që kanë skuadra në Diasporë por për ish-futbollistin tani trajnerin, Adil Maliqi, i cili për 8 vite me radhë po drejton me shumë suksese skuadra të ndryshme në Rajonin e Zvicrës.

Maliqi i cili vjen nga fshati Busavat e Dardanës, fati ja kishte kthyer shpinën në Kampionatin e kaluar kur për 1 pikë nuk kishte arritur që skuadrën SV Wurenlos ta dërgon në Ligën e tretë amatore në futbollin Zvicran.
“Në momentin e fundit dështuam në vitin e kaluar, ishte zhgënjim i madh i imi për mos inkuadrimin në Ligën e tretë amatore, por kryesia e klubit më dha përkrahje të fuqishme që të vazhdoj me skuadrën SV Wurenlos edhe në këtë vit, edhe pse kam pasur disa oferta shumë serioze para fillimit të kampionatit të ri kam vendosur të jem besnik kësaj skuadre edhe për një stinorë, pasiqë edhe kryesia e poashtu edhe të gjithë futbollistët janë shumë profesionistë dhe kemi krijuar një ambient tejet profesionist dhe shpresoj se në këtë kampionat do t’ja dalim që të inkuadrohemi në Ligën e tretë në futbollin Zviceran”, thekson trajneri Adil Maliqi.

UBT

Trajneri shqiptar nga Busavata e Dardanës, me punë serioze dhe profesionale ka arritur të mobilizon skuadrën SV Murenlos së bashku me kryesinë, dhe në pjesën e parë të kampionatit nga 13 ndeshje të zhvilluara ka arritë të triumfon në 11 ndeshje, 1 barazim dhe një humbje duke u renditur në pozitën e parë me 34 pikë, tri pikë më shumë se përcjellësi i saj në pozitën e dytë.
“Unë në këtë skuadër jam tani e tri vjet e gjysmë, kemi krijuar një bashkëpunim si me kryesinë njashtu edhe me futbollistët, tek ne gjithçka është transparente, kemi përvjel mëngët dhe stinorin e parë e kemi përmbyll si lider me shpresë se në fund të kampionatit do të jemi triumfues çka njeherit është edhe synimi ynë”.

Trajneri Adil Maliqi, shpreson se një ditë dikush nga Federata e Futbollit të Kosovës do të trokasë në derën e tij, Maliqi është gjithmonë i gatshëm që kontributin e tij dhe dijen e tij ta shfaqë tek futbollistët Kosovarë./rajonipress/