Adil Maliqi po drejton me sukses U-17 e FC Winterthur
Trajneri i ri e me perspektivë Adil Maliqi nga Busavata e Kamenicës, me hapa të sigurt po ec drejt sukseseve në futbollin zviceran.
Maliqi me mjaft sukses karrierën e futbollistike e zhvilloi në Grasshoppers e Winterthur, ku pritej të bënte një karrierë të madhe futbollistike, por këtë sukses i’a ndali një lëndim serioz duke e larguar nga fusha e blertë e futbollit.
Pas një rehabilitimi të gjatë trajneri 36 vjeçar, Adil Maliqi, nuk mundej të rrinte pa futboll dhe kështu ju rrekur zejës së trajnerit, i cili me mjaft suksese e kryen licencën për trajner B e A.
Maliqi si trajner u shpall kampion SV Wurenlos, duke e inkuadruar në Ligën e Tretë të futbollit Zvicran.
Trajneri i talentuar Adil Maliqi për një kohë ishte edhe drejtor teknik i FC Kosova, duke lënë gjurmë në këtë mes futbollistik.
Puna e suksesshme e 36 vjeqarit, nuk mbetej pa u vërejtur nga klubet e ndryshme Zvicrane, dhe atij iu ofrohu të punoj në skuadrën e madhe Winterthur në kategoritë e reja U15 .
“Ishte një përvojë shumë e bukur me këtë grupmoshë në Winterthur duke arritur rezultate tejet të mira, dhe pas një viti më kanë besuar që të udhëheq U17, dhe tani jemi mjaft mirë në tabel. Krerët e klubit janë të kënaqur me punën time të cilën e shfaqi me këto grupmosha të cilët janë mjaft të talentuar dhe së shpejti pritet që këta futbollist për një kohë shumë të shkurt të bëjnë emër në klubin e tyre”, thekson trajneri Maliqi.
Maliqi ka bërë të ditur se në mesin e skuadrës së tij ka edhe futbollist shqiptarë.
“Po është e vërtet, kemi 6 futbollist mjaft të talentuar nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut, të cilët shumë shpejt pritet të dëshmohen”.
Maliqi nuk e ka ndërmend në asnjë moment të ndalet, dhe aspiratat e tij janë që shumë shpejt mundet të jetë trajner i skuadrave të para në futbollin zvicran.
“Primare për mua është që besimin që e kam marrë nga krerët e skuadrës së Winterthurit ta kryejë me nder e pastaj të shohim për kërkesat të cilat do të pasojnë nga klubet tjera, por shpresoj se shumë shpejt do ta udhëheqi ndonjë skuadër të elitës së futbollit Zviceran”.
Trajneri Adil Maliqi është i lidhur ngushtë me vendlindjen e tij dhe shtetin e Kosovës, ai poashtu shpreson se do të ketë ftesë nga FFK-së.
“Njerëzit e Federatës Zvicrane e klubet e ndryshme na përcjellin në çdo moment.
Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me FFK-së dhe të japim kontributin tonë për të mirën e futbollit kosovarë, pasi vetëm me kualitet e seriozitet arrihen objektivat”.
Trajneri Adil Maliq ka bërë të ditur se FFK duhet të interesohet më shumë për futbollistë shqiptarë, pasiqë ka talenta të mëdhenj dhe t’ju jepet rasti trajnerëve shqiptarë në Kombëtaren e Kosovës, ku do të punonim me zemër dhe tërë dijen tonë do ta shfaqim tek futbollistët.
Maliqi ka shtuar se ka shumë besim tek njerëzit e Federatës së Futbollit të Kosovës që shumë shpejt do të bashkëpunojnë./rajonipress/