United Hospital

Adil Maliqi pas lëndimit i rikthehet futbollit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Jeta e sportistëve nganjëherë është shumë e rënd gjatë karrierës së tyre por edhe më e rënd bëhet kur lëndohen dhe largohen për një kohë të gjatë nga fusha e futbollit.

Trajnerin Adil Maliqi, i cili me mjaft sukses po drejtonte skuadrën nga Zvicra, SV Wurenlos, tani afër një viti ishte i detyruar të largohej nga skuadra e tij për shkak lëndimit serioz që kishte.

Hidromorava

31 vjeqari nga Busavata e Kamenicës, gjatë kësaj periudhe ishte i detyruar dy herë t`i nënshtrohet operacionit të këmbës së djathtë.
“Lëndimi ka qenë shumë serioz, me ndihmën e mjekeve dhe familjes sime të cilët më kanë përkrahur pa rezervë, ia kam dal pas dy operacioneve tejet të rënda ti rikthehem futbollit dhe futbollistëve të skuadrës SV Wurenlos dhe për këtë jam shumë i lumtur pasiqë kisha humbur të gjitha shpresat se një ditë prapë do të jem në fushën e blertë të futbollit”, tregon me emocione trajneri Maliqi.

Maliqi tregon rikthimin e tij në mënyrë triumfale tek skuadra e tij dhe emocionet që kishte.
“Ajo ditë ka qenë shumë e veçantë për mua, pas rikthimit një vjeçar në stadium nuk kam mundur të besoj pas gjithë atyre peripecive që kisha si në klub njashtu edhe futbollistët më kanë pritur mjaft mirë dhe për këtë jam shumë i lumtur, e lus zotin që lëndimin tim mos ta përjetoj askush e në veçanti futbollistët e trajnerët”, ka bërë të ditur trajneri, Adil Maliqi./rajonipress/