Uji Dea

Adil Maliqi: Nuk i frikësohemi asnjë kundërshtarit, duhet mësuar të luajmë me kombëtare të forta

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U19, Adil Maliqi, arriti të kualifikohet në “Elite Round”, duke mposhtur Ukrainën e barazuar me Sllovakinë e Maltën, duke bërë një hap tejet të suksesshëm për grup moshat U19.

Në garat kualifikuese të Kampionatit Evropian të “Elite Round”, në shortin e tërhequr Kombëtarja e Kosovës do të ballafaqohet me Spanjën, Austrinë e Slloveninë, një grup shumë i fortë, por për Përzgjedhësin e Kombëtares së Kosovës U19, ky grup është normal në një kompeticion të garave siç është “Elite Round”.

“Është e vërtetë që është një grup shumë i fortë, por duhet të mësohemi të përballemi me Kombëtare të tilla për ta parë realitetin e futbollit të Kosovës. Ne, me 20 mars të vitit të ardhshëm, nuk do të shkojmë në shëtitje, por do të shkojmë për ti mposhtur këto kombëtare, pasi duhet fituar mentalitetin e fitores, dhe nuk do të jemi aty shikues por do të japim gjithçka nga vetja. Do të përgatitemi maksimalisht dhe do ti masim forcat e t’ju tregojmë se edhe ne dimë të luajmë futboll”.

Maliqi ka bërë të ditur se në garat për kualifikime në “Elite Round”, ka qenë shumë i hendikepuar.

Hidromorava

“Ne kemi luajtur pa 7-8 futbollist kryesorë, të cilët për shkak të shumë rrethanave nuk kanë mundur të na bashkëngjiten dhe ja kemi arritur qëllimin ti befasojmë të gjithë, pasi edhe nga vet personat zyrtarë të UEFA-së, kemi marrë lëvdata siç është delegati i UEFA-së, i cili na ka bërë të ditur publikisht se Kombëtarja e Kosovës është shpallur më e mira, sikur me stërvitje poashtu dhe me futbollin të cilin e kemi tregu në shtetin e Maltës.

Poashtu, delegate UEFA-së e ka konfirmuar publikisht se isha trajneri më i mirë në këtë turne të kualifikimeve”.

Maliqi ka falënderuar çdo futbollist për kontributin e dhënë, poashtu një falënderim të veçantë ka për koordinatorin, ish – futbollistin e trajnerin Isa Sadriu.
“Të gjithë futbollistët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, por koordinatori i Kombëtares, Isa Sadriu, edhe një herë ka dëshmuar se përpos që ka qenë një legjendë e futbollit dhe si trajner ka arritur rezultate kulminante, poashtu ka treguar se është një koordinator i jashtëzakonshëm për hulumtimin e futbollistëve në diasporë dhe e falënderoj për këtë kontribut të dhënë”.

Kombëtarja e Kosovës U19, ndeshjet për kualifikime të “Elite Round”, do t`i zhvillojë në shtetin e Sllovenisë./rajonipress/