Uji Dea

Adil Maliqi emërohet përzgjedhës tek Kosova U19

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

I pari i FFK-së Agim Ademi e ka zyrtarizuar sot përzgjedhësin e Kombëtares U19. Në këtë pozitë ai e ka emëruar Adil Maliqin. I njëjti e pason trajnerin Ramiz Krasiniqi, i cili tash e tutje do ta mbajë pozitën e koordinatorit në U19.

Adil Maliqi i cili është lindur dhe rritur në Zvicër, ka të përfunduar akademinë e futbollit “Grasshopper Club Cyrih” dhe atë të “Fc Winterthur”.

Si futbollist, Maliqi ka qenë aktiv në Ligën e Parë të Zvicrës deri në vitin 2012. Ai më pas ka drejtuar disa klube amatore në Zvicër dhe ka një përvojë 11-vjeçare si trajner.

Fillimisht ai u përzgjodh zëvendës trajner në futbollin profesionist tek U15 në akademinë Wintertur, ndërsa më pas iu besua drejtimi i ekipit U17 me ç ‘rast kjo grup moshë nën drejtimin e trajnerit Maliqi shënoi suksesin më të madh ndonjëherë.

ARKATANA

Në karrierën e tij si trajner ai ka të fituar dy tituj me skuadrën “SV Wyrenlos” në Ligën e Tretë të Zvicrës.

Presidenti Ademi i uroi mirëseardhje në Kombëtaren e Kosovës trajnerit Maliqi duke i dëshiruar shumë suksese, e po ashtu edhe rezultate të mira me grup moshën U19.

Nga ana tjetër Maliqi falënderoi presidentin Ademi për besimin e dhënë dhe premtoi se do të punoi me shumë përkushtim për suksesin e Dardanëve.

Trajneri Maliqi theksoi se pozita e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës është ëndërr e kamotshme e tij, derisa përfaqësimi i shtetit të Kosovës përbën krenari.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.