Eko Higjiena

Adi Krasta, 150 mijë lekë detyrim ndaj “Top”-it

/ 1 minutë lexim

Gazetari i mirënjohur Adi Krasta ka humbur betejën ligjore me televizionin “Top Channel”. Gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë kërkesë-padinë e televizionit dhe të urdhërojë Krastën t’i kthejë shoqërisë “Top Channel” sh.a. vlerën prej 149.803 lekësh, si sanksion për zgjidhje të kontratës së punës me afat në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara.

Në vendimin e gjykatës thuhet se paditësi, shoqëria “Top Channel” sh.a. (me cilësinë e punëdhënësit) ka lidhur kontratën e punës më datë 13.09.2011 me të paditurin Adrian Krasta (me cilësinë e punëmarrësit),ttransmeton Gazeta Shqiptare.

Uji Dea

Kontrata ka parashikuar një kohëzgjatje prej 9 muajsh, saktësisht nga dt.13.09.2011 deri në dt.25.06.2012. Televizioni “Top Channel”, e ka punësuar Krastën për vendin e punës “Moderator”, në programin televiziv “100 Milionë”, të cilin ky i fundit do ta realizonte përgjatë gjithë sezonit televiziv prej 9 muajsh. /Indeksonline/