Uji Dea

Aderime të reja në PDK

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Partia Demokratike e Kosovës pret që me zgjedhjen e kryetarit të ri, do të vijnë edhe shumë personalitete që do t’i bashkohen kësaj partie. Adem Grabovci konfirmon se shumë shpejt do të ketë aderime të reja, sepse ka kërkesa për t’iu bashkuar vizionit të PDK-së.

Zgjedhja e Kadri Veselit në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, po shihet nga zyrtarë të kësaj partie si shembull për të gjitha partitë tjera se si bëhet ndërrimi nga një kryetar në tjetrin.

Uji Dea

Sipas nënkryetarit të PDK-së, njëherësh shef i grupit parlamentar të kësaj partie, Adem Grabovci, me Veselin në krye PDK-ja do të jetë edhe më e fortë.

“PDK-ja ka një frymë të brendshme të debatit. Këtë e ka dëshmuar edhe vetë rrjedha e konventës ku delegatët patën rastin kush deshi të ngrinte shqetësimet e veta të çfarëdo natyre qofshin ato. Ky është një shembull i mirë, që shpresoj të shërbejë si shembull edhe subjekteve tjera, se si duhet të bëhen ndërrimet natyrshëm nga një kryetar te tjetri. Dhe unë besoj fuqishëm se PDK-ja nga konventa e djeshme të dalë edhe më e konsoliduar”, ka thënë Grabovci. Madje, ai paralajmëron edhe ardhje të reja në këtë parti, si nga bota intelektuale e akademike, shoqëria civile, që do ta forcojnë edhe me tutje PDK-në dhe do t’i prijnë drejt fitoreve të tjera./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.