ARKATANA

Ademi largohet nga Dinamo, befason me skuadër të re

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Reprezentuesi i Maqedonisë dhe kapiteni legjendar i Dinamo Zagrebit, Arijan Ademi ka firmosur kontratë trevjeçare me klubin kinez, Beijing Guan, nga të cilët do të përfitojë rreth nëntë milionë euro. Prej kohësh është folur për transferimin e Ademit në Kinë dhe sot ka ardhur një konfirmim nga gazetari i njohur sportiv nga Kina, Liu Xiangu.

Klubi i ri i Ademit zgjidhi problemet financiare dhe borxhet ndaj disa lojtarëve që i penguan të bëjnë transferime të reja dhe reprezentuesi i vendit tonë do të ketë një pagë të garantuar prej tre milionë euro në sezon, që do të thotë se në total për qëndrimin trevjeçar në Kinë do të përfiton pak më shumë se dhjetë milionë me të gjitha shpërblimet e parashikuara dhe klauzola shtesë.

Ademi ka marrë garanci nga klubi kinez se kontrata e tij do të respektohet.

Fundamenti

Arijan Ademi te Dinamo Zagrebi u transferua nga Shibeniku në vitin 2010, duke u bërë shpejt një lojtar standard i ekipit të parë dhe kapiten i ekipit. Ai ka luajtur 358 ndeshje për “Blutë”, ku ka shënuar 41 gola dhe ka regjistruar 30 asistime. Ai është ndër lojtarët e preferuar të tifozëve të Dinamos, me gjithmonë plot energji, një luftëtar i pakompromis për të cilin trajneri Ante Cacic tha se është “një njeri që nuk mund të flejë nëse nuk është i kënaqur me performancën e tij në fushë”.

Reprezentuesi i Maqedonisë pritet të jetë një përforcim i madh për klubin e ri. Shpresojmë se do të mbetet në formë të shkëlqyer dhe do të arrijë te jetë i tillë edhe për ndeshjet e para kualifikeuse të Maqedonisë në fund të këtij muaji.