Eko Higjiena

Ademi i zhgënjyer me Dinamon e Zagrebit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Arijan Ademi është ndarë shumë i pakënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen e fundit që e zhvilloi të enjten mbrëma në ‘Maksimir’ në kuadër të Ligës së Evropës.

Dinamo e Zagrebit, për të cilën luan edhe Fatos Beqiraj, u mposht para tifozëve të vet nga Ludogorets Razgrad me rezultat 1:2, gjë që ka shkaktuar zhgënjim te Ademi.

FIDANISHTJA

“Ishim afër barazimit, por vazhdimisht nuk shënojmë dhe humbim. Po na ndodhin gabimet e njëjta. E pranuam një gol që nuk qe dashtë ta pranojmë. Nuk e di çfarë të them, jam i zhgënjyer”, ka deklaruar Ademi pas takimit, gjatë të cilit është ndëshkuar me karton të verdh, por ka asistuar në golin e vetëm të ekipit të tij. Ai ishte titullar, kurse Fatos Beqiraj ka luajtur gjatë dhjetë minutave të fundit të ndeshjes.