UBT

Adem Grabovci ka një përgjigje për Lutfi Hazirin: Ne në PDK punojmë edhe natën, 24 orë…

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka një përgjigje për “homologun” e tij nga LDK-ja, Lutfi Hazirin, i cili kishte deklaruar dje se PDK është parti e natës, derisa LDK parti e ditës.

Adem Grabovci në një deklaratë të dhënë për Gazetën Blic ka thënë se nëse dikush për këtë vend punon nga 4-5 orë në ditë, në PDK sipas tij, punojnë edhe ditën edhe natën, pra 24 orë që ta çojnë vendin përpara.

“Së pari e përshëndes mikun tim, z. Haziri për këtë deklaratë. Ne bashkërisht si koalicion do të punojmë ditën dhe natën për ta çuar vendin përpara, ngase kemi shumë sfida”, ka thënë shefi i deputetëve të PDK-së.

“Nëse dikush punon nga 4-5 orë në ditë, ne punojmë edhe natën, pra punojmë 24 orë që ta çojmë vendin përpara”, ka thënë shefi i deputetëve të PDK-së për Gazetën Blic.

Ai ka thënë se PDK është aktive dhe e përkushtuar për t’i përmbushur obligimet që i ka marrë para qytetarëve të vendit.

RCCOLA

I pyetur se kjo deklaratë e Lutfi Hazirit, a është një sinjal për zgjedhje të shpejta, Grabovci ka theksuar se natyrisht që lidhet me zgjedhje.

“Mirëpo, zgjedhje do të ketë vetëm në vitin 2018. Dhe fushata elektorale e jona ka filluar në momentin që kanë përfunduar zgjedhjet”, ka thënë Grabovci.

I pyetur se a po lëkundet koalicioni me deklarata të tilla, si këto të Hazirit, Grabovci ka theksuar për Gazetën Blic se koalicioni është shumë stabil, funksional dhe është duke shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ndërkaq, analistët politik deklaratën e Hazirit e kanë cilësuar si hipokrizi dhe jo serioze.

“Me deklarata të tilla hipokrizie Haziri përpiqet t’ua mbushë mendjen votuesve të LDK-së se si kjo parti është parimore e institucionaliste, ndërkohë që në vazhdimësi veprimet e LDK-së janë krejt tjera”, ka thënë Mushkolaj për Gazetën Blic.