United Hospital

Adem Demaçi: Hashim Thaçi duhet ta formojë Qeverinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Adem Demaçi thotë se me luftën për pushtet është harruar interesi i përgjithshëm.Në një prononcim për Indeksonline, Demaçi ka thënë se pas zgjedhjeve është harruar Kosova dhe lufta po bëhet për karrige dhe poste të pushtetit.

“Me një fjalë, nuk po mendohet për shtet hiq”.

“Kështu që këta që po bëjnë turr me i nda resorët, po e shkelin rendin botërorë. Dihet në krejt botën se si shkon kjo punë”, ka thënë Demaçi duke komentuar ngërçin politik në vend pas krijimit të bllokut opozitar.

Ai thotë se partia që i fiton zgjedhjet duhet ta formojë qeverinë.

Uji Dea

“Nëse nuk mundet, atëherë provon forca e dytë, e tretë, e nëse asnjëra nuk arrin, atëherë shkohet në zgjedhje. Unë mendoj se i takon Hashim Thaçit ta bëjë Qeverinë”, ka shtuar ai.

Demaçi thotë se nuk është mirë të mbahen edhe një palë zgjedhje, por vendi duhet të dalë nga ky ngërç dhe të formohen institucionet e reja.

“Edhe miqtë ndërkombëtarë nuk duan që të mbahen zgjedhje të tjera”, ka përfunduar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.