Mobi Casa

Adem Demaçi e kritikon Hashim Thaçin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Pjesëmarrja e kandidatëve serbë për kryetarë të katër komunave veriore nga lista e përbashkët unike e quajtur “Serbia”, për zgjedhjet lokale të nëntorit që do të mbahen në vendin tonë, do të jetë kapitullim për shtetin e Kosovës, ka vlerësuar Adem Demaçi.

Po ashtu, sipas Demaçit, me zgjedhjet që do të organizohen në veri të vendit, Kosova do të dalë humbëse, ndërsa ajo që do të fitojë, sipas tij, do të jetë Serbia.

“Nëse del një listë me emrin Serbia, kjo do të jetë mjaftë e rrezikshme. Sepse, këta me këtë gjë po vlerësojnë se këtu është Serbi. Dhe, nëse lejohen që të marrin pjesë me atë listë është një kapitullim. Këto votime janë shumë të dëmshme për neve dhe ne nuk fitojmë asgjë, ndërsa Serbia do të dal fituese nga këto zgjedhje”, tha ai për Kosovapress.

FITORJA

Duke folur për vendimin e KQZ-së për heqjen e simboleve shtetërore nga fletëvotimet, Demaçi është i sigurt se ky vendim nuk është i KQZ-së, por pasojë e Marrëveshjes së Brukselit.

“Nuk po më vjen mirë që Kryeministri po mundohet të fajësojnë KQZ-në. KQZ-ja dihet se është instrument i pushtetit që i zbaton urdhrat që i vien. KQZ-ja nuk ka mundur t’i ngulë këmbët e të thotë se nuk i heq, sepse kishin ‘fluturuar” të gjithë dhe kishin ardhur të tjerë. Kryeministri e të tjerët po lëshojnë pe. Europa po ia plotëson të gjitha kërkesat Serbisë, me qëllim që ta përfshijë Serbinë në BE dhe NATO”, ka pohuar ai.

Sipas Demaçit, përpjekjet e BE-së për ta përmirësuar Serbinë janë të kota, përderisa në krye të saj të jenë “fashistët dhe kriminelët”, që sipas tij, nuk njohin gjuhë tjetër përpos urrejtjes dhe dhunës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.