RCCOLA

Adelina, vazhdon të jetë “single”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Si duket këngëtarja, Adelina Emini, e ka gjetur momentin për të sjell një hit veror pikërisht në këtë sezon. Kënga, të cilën e plasoi javë më parë ajo thotë se po i sjell mjaft suksese për faktin se është vlerësuar edhe nga kritikët e muzikës. Kënga që mban titullin “Ai moment” i referohet dashurisë, është e realizuar nga Darko Dimitrov, ndërkaq “lyrics” është bërë nga Mithat Sadiku. Edhe pse Adelina nëpërmjet kësaj kënge i këndon dashurisë, ajo pohon se kënga nuk ka të bëjë asgjë me jetën e saj private, dhe se ajo vazhdon të jetë “single”.

“Pjesën dërmuese të këngëve i kam me tematikë dashurie, mirëpo e vërteta është se asnjëra prej tyre nuk kanë të bëjnë me jetën time private. Edhe këtë këngë që mban titullin ‘Ai moment’ e kam zgjedhur për shkak se ka një tekst të mrekullueshëm dhe ajo nuk ka të bëjë me jetën time private. Në fakt jetën time private nuk dëshiroj ta ekspozoj tek të tjerët, dua ta mbajë vetëm për vete, por nëse adhuruesit duan të dinë më shumë për mua, atëherë mund t’u them se jam ‘single’”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Mobi Casa

Adelina ndjehet shumë e lumtur me realizimin e kësaj kënge, dhe thotë se planifikon edhe projekte të radhës duke shpresuar ta ketë suksesin sikurse që ka pasur deri më tani. “Kam shumë plane për të ardhmen, gjegjësisht deri në fund të vitit do të mundohem të realizoj edhe disa këngë të tjera. Uroj që edhe në projektet e tjera ta kem suksesin e njëjtë ashtu siç e kam pasur me këngët paraprake, me atë ‘Në përvjetor’ dhe me këngën që e kam plasuar tani ‘Ai moment’, theksoi ajo. Adelina na bën të ditur se në projektet e radhës do të bashkëpunoj me disa nga emrat më njohur të fushës së muzikës.