FITORJA

Adelina Tahiri: Mamaja nuk më lë të zë të dashur

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Tiranë – Këngëtarja shkupjane Adelina Tahiri u bë pjesë e diskutimeve në mediat shqiptare dhe maqedonase nga dita e pavarësisë së Maqedonisë, kur u shfaq e veshur me pantollone të shkurta me flamurin amerikan.

Pas kësaj, këngëtarja Tahiri ka reaguar në lidhje me atë se pse çohet kaq shumë pluhur, kur në botë është trend i ri me këtë stil si Beyonce, Britney, Lady Gaga, raporton Panorama plus.

Si duket, këngëtarja e njohur ka ambicie për një karrierë jashtë vendit, ndërsa edicionin e fundit ishte pjesë e garës së kërcimit në ”Dancing with the stars”, ku nuk arriti të pozicionohet në ndonjë vend të lartë. Edhe pse me një karrierë të suksesshme, kjo garë e promovoi akoma më shumë tek audienca shqiptare.

Eco Higjiena

Ndonëse është në fokus nga shumë meshkuj në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri e diasporë, Adelina Tahiri është ende ”single” dhe nuk ka të dashur. “Ndoshta ju duket jo reale dhe ju dukem si në kohën e vjetër, por për momentin nuk kam të dashur dhe nuk jam e dashuruar. Mamaja ime nuk më lë të zë të dashur”, tha Adelina dhe shtoi: “Mendoj se asnjë mashkull nuk do të donte që të ketë pranë vetes një femër që jeton gjithmonë në lëvizje me valixhe në duar, e gatshme edhe për një tjetër koncert. Por asnjëherë nuk e kam humbur besimin në dashuri, pasi kjo gjë do më ndodh besoj së shpejti, kur të vijë koha e vërtetë”, shtoi Adelina.

Ajo gjatë gjithë kohës shihet në shoqëri të së ëmës, Teutës, për të cilën thotë se është mikja më e mirë dhe se nuk i fsheh asgjë dhe pranon këshilla prej saj. Për shkak të angazhimeve gjatë verës, Adelina nuk ka pasur mundësi të shijojë pushimet si duhet. Në plan e ka të udhëtojë drejt ndonjë vendi ekzotik, ndërsa shoqëri do i bëjnë disa kushërira të saj. “Dua të notoj dhe të zbuloj botën nënujore, kështu që nuk mund të pres gjatë për këtë udhëtim”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.