United Hospital

Adelina: Nuk kthehem më si këngëtare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Adelina Ismaili ditë më parë bëri bujë kur u shfaq para publikut në Gjilan duke bërë që fansat të interesoheshin menjëherë për mundësinë e rikthimit të saj në skenë.

Edhe pse mbështetja e publikut dhe duartrokitjet e bëjnë të ndihet mirë, këngëtarja është e vendosur për të ardhmen dhe duket se muzika nuk bën pjesë më në prioritetet e saja.

“Jo, jo… Taman si këngëtare jo, kurrë më! Nuk besoj”, është përgjigjur Adelina për Prive kur është pyetur se a do të kthehet si këngëtare në industrinë muzikore.

“Do të kthehem, por në diçka tjetër. Në aktrim”, ka treguar ajo më tej.

Mobi Casa

Ajo ka thënë se ka diçka konkrete sa i përket aktrimit, mirëpo nuk ka dhënë më shumë detaje.

Edhe gjatë këtij prononcimi, Adelina e ka bërë të qartë se prioritet i saj mbetet familja dhe djali Uliksi.

Natyrisht se vendimi i këngëtares për të mos u kthyer në muzikë do t’i zhgënjejë fansat e saj, por ata do ta kenë mundësinë ta shohin në një profesion tjetër. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.