Mobi Casa

Adelina në krye të top listave, s’e ka në plan të ndalet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këngëtarja nga Prishtina, Adelina Emini, e cila fitoi ditë më parë dy çmime në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Zhurma Awards, ka deklaruar se përkundër sukseseve, ajo nuk është duke e menduar të ndalet.

Krijuesja e hitit “Në Përvjetor” fitoi dy çmime në Zhurma Awards për projektet e saj të kaluara, por sipas saj ato vetëm se e motivojnë që të punojë më shumë dhe që të jetë sa më pranë zemrave të njerëzve në projektet e radhës.

“Njerëzit kanë filluar të bëjnë dallime esenciale në aspektin e cilësisë në muzikë. Kjo më bën të ndihem e lumtur, pasi kam marrë kritika të mira për paraqitjet e fundit dhe sidomos për këngën “Në Përvjetor”, që tashmë i ka tejkaluar pritjet e mia dhe edhe po të mos fitoj ndonjë çmim në Kënga Magjike, ndihem tashmë një fituese e madhe nga ky festival, publiku më bën të ndihem e tillë”, është shprehur Adelina për Telegrafin.

UBT

Kënga “Në Përvjetor” me tekst të Big Bastës dhe me orkestrim të Darko Dimitrov konsiderohet një prej favoritëve për ta fituar çmimin e madh në Kënga Magjike.

Vlen të përmendet po ashtu se kënga ka arritur të zë vendin e parë në top listën e radio Plus.