Uji Dea

Adelina: Ndjej simpati për të…

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Shumica dërmuese e këngëtareve tona në të shumtën e rasteve ankohen se mediat po ua ekzagjerojnë jetën e po iu mbërthejnë të dashur, ani pse veprat dhe fotot tyre flasin të kundërtën

Edhe Adelina Tahiri ka të njëjtin mendim, por për gazetën Tribuna ajo ka rrëfyer se tashmë ka një simpati.

RCCOLA

“Nëse unë them që kam simpati mediat menjëherë thonë se Adelina ka të dashur andaj kam vendosur që të mos flas shumë rreth jetës sime private. Të mbetet gjithçka privatësi, por në momentin që do të bëjë të dashur unë do të tregoj. Unë jam njëzet e një vjeçe, dhe është gjithçka normale që të kem të dashur, por sinqerisht nuk kam. Por kjo nuk do të thotë se nuk kam simpati. Është një djalë që unë e simpatizoj, por që nuk dua që të tregoj asgjë më shumë, në mënyrë që të mos keqinterpretohet asgjë.”, ka theksuar këngëtarja.