Uji Dea

Adelina Kuqi, Mis Zvicra Veriperëndimore

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kurorën e më të bukurës për Zvicrën veriperëndimore (Miss Nordostschweiz 2014) e ka fituar shqiptarja me prejardhje nga Kosova, Adelina Kuqi. Ajo jeton në Kaiseraugst të kantonit Aargau dhe më 17 korrik mbush 22 vjet.

Ditë më parë Adelina, në një spektakël të madh të mbajtur në Bazel është zgjedhur më e bukura në regjionin e madh të Zvicrës Veriperëndimore, që përfshin kantonet: Baselstadt, Basellandschaft, Aargau dhe Solothurn.

Adelina, e cila deri më tash modelimin, e ka pasur si hobi, me trofeun e fituar konsideron se atë mund ta shndërrojë edhe në profesion. Ajo ka ambicie dhe vullnet që ta bëjë këtë. Siç thotë për mediet zvicerane, ëndrra e saj është që të defilojë në pistat e njohura të modës si në Milano, Nju Jork etj.

Mobi Casa

Nga shkurti i këtij viti ajo ka një vend pune në një byro për ndërmjetësim të punësimit, shkruan aargauerzeitung.ch. Ka qenë në garat për Miss Zvicra dhe në disa organizime nga fusha e modës në Zvicër dhe në Gjermani.

Këtë verë Adelina së bashku me të dashurin e saj pushimet do t`i kalojë në SHBA. Atje shpreson se do të lidhë kontakte të nevojshme me botën e modës dhe të bukurisë.

Në Kaiseraugst, qytezën ku jeton Adelina, është ritur edhe ylli i futbollit zviceran dhe botëror, Xherdan Shaqiri./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.