UBT

Adelina: “Kosovar”, produkt i dështuar zyrtar

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Adelina Ismajli, ditë më parë publikoi videoklipin e këngës ‘’Skënderbe’’, si dedikim për shqiptarët .

Kohët e fundit ajo po shfaqet shpesh në Shqipëri, ku thotë se ‘’ndihet e vlerësuar dhe në nivelin e saj’’.

Duke folur për mediat shqiptare, këngëtarja është ndalur edhe tek terminologjia që përdoret për t’i identifikuar shqiptarët e Kosovës.

Fundamenti

“Bashkëkombasit e mi janë me etni shqiptare. Termi ‘’kosovar’’ ka ngelur vetëm si një produkt i dështuar zyrtar. Nuk është organik për asnjë kosovar,’’ ka thënë Ismaili.

Këngëtarja poashtu ka bërë të ditur se është duke punuar në një projekt madhështor me të cilin pritet të vijë së shpejti, por rreth të cilit ka vendosur të mos flasë shumë. /Indeksonline/