Adelina ka një porosi për Aleksandar Vuçiqin
Adelina Ismajli ka treguar se çfarë nuk ia falë vetës, a ndihet ende e fuqishme në skenë me gjithë konkurrencën, dhe a e ndjen veten ende “sex bombë”! Gjithë këto në emisionin ‘Talk’ të KTV’së.
Adelina ka treguar për shumë ngjarje që i kanë ndodhur në skenë, si shqyerja e pantallonave, kur ka qarë në skenë, e të tjera. Hera e fundit që Adelina ka qarë në skenë ka qenë paraqitja e saj e fundit në Tiranë.
“Rebelja që i ka krejt” është përkufizimi që Adelina ia bën vetes, duke iu referuar dashurisë dhe rehatisë në jetë.
Adelina, e pyetur a e ndjen veten ende “sex bombë”, thotë se lufton që të mos cilësohet më në atë mënyrë, pasi që thotë se sa ka qenë e re ka dashur të cilësohet si e tillë.
Ajo tha se do t’i shtohet shikueshmëria emisionit “Talk” në rast se ajo do ta hiqte pallton, dhe vendosi të mos zhvishej për publikun.
Deklarata më e fuqishme e saj ishte porosia që ajo pati për Aleksandar Vuçiqin: “Shko n’RrS”, ishte porosia që Adelina pati për kryeministrin serb.


