Adelina Ismajli: Hoqa dorë nga muzika se sytë e nënës sime nuk më shihnin më
Adelina Ismajli ka treguar arsyen pse ka hequr dorë për një kohë nga muzika.
Adelina Ismajli është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare.
Karriera e saj në muzikë ka filluar që në vitet ’90 dhe ka sjellë hite të shumta.
Por, që nga viti 2012 Adelina hoqi dorë nga muzika dhe nuk e pamë më të sillte asnjë këngë të re.
E ftuar në emisionin “NIN”, Adelina tregon se arsyeja që hoqi dorë nga muzika ishte humbja e nënës së saj. Ajo shprehet se nuk mund të kthehej në skenë kur sytë e nënës nuk e shihnin më.
“Ka qenë një thyerje e madhe emocionale kur mami u nda nga jeta. Në atë moment e kam pasur plotësisht të pamundur të jem në skenë e mos t’i kemi dy sytë e mamit që më shohin. Nuk e pashë të arsyeshme të isha në skenë të këndoja”, u shpreh Adelina.