Adelina Ismaili uron Isa Mustafën
Këngëtarja Adelina Ismaili ka uruar Isa Mustafën për zgjedhjen e tij si kryeministër i Kosovës.
Adelina njihet si një përkrahëse e flaktë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ka shfrytëzuar faqen e saj zyrtare në Facebook për ta bërë urimin, transmeton Koha.
“E kemi kryeministrin e Kosovës. Urime z. Isa Mustafa”, ka shkruar këngëtarja, sipër fotografisë ku ajo duket duke ngritur dorën e kryeministrit të ri./Telegrafi/

