Fundamenti

Adelina Ismaili: Sikur ta dija që jeta është kaq e bukur, kurrë mikrofonin me dorë nuk do ta prekja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Adelina Ismaili mbetet një ndër figurat kryesore të shoubizit shqiptar.

Ajo i është rikthyer këngës pas një pushimi si pasojë e të bërit nënë e një fëmije, gjegjësisht djalit të pagëzuar me emrin Uliks.

Bukuroshja së fundi ka dhënë një intervistë për gazetën Kosova Sot, ku ka folur gjerë e gjatë rreth jetës private dhe karrierës muzikore.

Për këtë të fundit ka pohuar se po ta dijë se sa e bukur është jeta, kurrë nuk do të bëhej këngëtare.

Hidromorava

“Nuk e kam në plan asnjë projekt muzikor. Njerëzit e showbizit e kanë të vështirë të më kuptojnë kur u them që muzika ime në këtë moment fillon dhe mbaron në pianon që e kam te Ema dhe Zani. Sikur ta dija që jeta është kaq e bukur, kurrë mikrofon në jetë nuk do prekja. Tash e bëj vetëm për kokrrën e qejfit. Kam prioritete tjera, dhe jo vetëm familjare. E shoh vetën më lart sesa argëtuese. Dhe po punohet andej”, tha ajo.

Zeshkania më tutje ka treguar se ndër pesë hitet e veta i veçon “Ushtrinë time, “Sajzeza” me Eliten 5, “Shko në RRS” që në Shqipëri njihet si “Zemrën nuk ta fal”, “Ku ma ke” dhe “Skenderbeu”.

Ndryshe, Adelina pas disa paraqitjeve në serialian “O Sa Mirë”, është rikthyer në shtetin zviceran gjersa kohë më parë kishte sjell këngën T’iqja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.