ARKATANA

Adelina Ismaili befason me këtë vendim

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Një këngëtare mjaft e njohur do të jetë pjesë e Festivalit të Fundvitit në RTSH. Kozeta Kurti- zëdhënëse e Fest ‘56 na ka zbuluar se një tjetër surprizë e këtij edicioni do të jetë Adelina Ismaili.

“Një personalitet i rrallë artistik që prodhoi showbizi shqiptar i viteve ‘90-të, pritet të ngjitet në skenën e Festivalit më të madh në vend.

Plot këngëtare të tjera tentuan të ndiqnin gjurmët e saj, por mbetën përpjekje të mundimshme që filluan e mbaruan me veshjen, lookun, sepse askush nuk i afrohej dot kurajos skenike të artistes nga Kosova, as sharmit te saj, as rebelizmit.

Uji Dea

Ka mall për Adelina Ismajlin, që kur vrau frikën për skenën madhështore të Festivalit, me “Mos ma gjuj diellin me gur”, ka mall për të që kur zhveshi më shumë se sa veten nga rrobat, mentalitetin e ndrydhur të një populli qe per gjysmë shekulli jetoi në izolim e qasja ndaj të resë, kishte vështirësi për pranim.

Pas një karriere që ka njohur veç rritje në kurbën e saj, me një pjekuri artistike për t’u admiruar, Adelina Ismaili është vlerë e shtuar për institucionin e Festivalit.”/Blitz.al/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.