Uji Dea

Adelina imazh i ri i kompanisë ONE

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Operatori i telekomunikacionit ONE dhe ylli i muzikës Adelina Tahiri firmosën kontratë bashkëpunimi.

Gjatë vitit të ardhshëm, ONE dhe këngëtarja gjithnjë e më e famshme Adelina Tahiri, bashkërisht do të punojnë në promocionin e përbashkët të brendit të ONE dhe pop muzikës shqiptare në Maqedoni.

“Ne në ONE gjithmonë kemi ditur t’i detektojmë yjet e vërteta, si ato që kanë karrierë afatgjate, ashtu edhe ato që kanë potencial të madh. Adelina është yll muzikor që përparon gjithnjë e më shumë, ndërsa karriera e saj po pasurohet nga dita në ditë. Muzika dhe shfaqja e saj janë sinonim për një yll shqiptar modern dhe urban, ndërsa e gjithë kjo përputhet shumë mirë me brendin tonë”, deklaroi Ciril Kafol, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i ONE.

FIDANISHTJA

“Për çdo këngëtar është me rëndësi të veçantë ta gëzojë përkrahjen e një brendi. Unë jam e nderuar dhe ndjej kënaqësi që pikërisht ONE do të jetë partneri im gjatë vitit të ardhshëm. Unë shpresoj për një bashkëpunim të mirë dhe të suksesshëm”, deklaroi Adelina.

Gjatë vitit 2013-2014, ONE dhe Adelina do të punojnë me përkushtim të madh dhe të gjithë adhuruesve të muzikës shqiptare pop do t’u ofrojnë ngjarje dhe përmbajtje muzikore atraktive, ndërsa Adelina do të shfaqet edhe në disa fushata reklamuese të ONE, transmeton shqipmedia.

ONE është përkrahës i madh të skenës muzikore maqedonase. Për momentin, përveç me Adelinën, ONE ka kontratë partneriteti për bashkëpunim edhe me Karolinën dhe Sllatkarin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.