ARKATANA

Adelina dhjetorin e fillon me ritëm

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Ndonëse ishte shumë aktive në stinën e verës me mbrëmje të ndryshme muzikore, këngëtarja Adelina Emini nuk i ka dhënë vetës pushim as edhe një ditë. Ajo menjëherë në fillim të muajit shtator i ka filluar koncertet në mërgatë. Këtë gjë e ka konfirmuar vet këngëtarja në një intervistë për gazetën Tribuna, ku ndër të tjera ka dhënë edhe disa detaje rreth këngës së re në të cilën është duke punuar.

Adelina Emini është njëra ndër këngëtaret e cila që me debutimin e parë në skenë ka arritur që të bëjë për vete shumë njerëz të cilët veçuan vokalin e saj karakteristik. Kjo gjë ka qenë shkaktare që ajo gjithmonë të gjejë momentin e duhur që të vijë më projekte të reja muzikore. E në një tillë Adelina është duke punuar aktualisht. Kështu së paku ka konfirmuar ajo në një bisedë për gazetën Tribuna, duke shpalosur detaje të tjera rreth këngës. “Po jam duke punuar në një këngë të re e cila pritet të lansohet në fillim të muajit dhjetor. Ky projekt është punuar nga Genc Prelvukaj, i cili e ka bërë tekstin, muzikën dhe orkestrimin. Kënga është ritmike dhe do të realizohet edhe me videoklip, për të cilin do të kujdeset produksioni ‘Entermedia” ka thënë këngëtarja. Adelina ka folur edhe për bashkëpunimet me kolegët e saj dhe ka theksuar se për momentin nuk mendoj që të ketë këngë duet, por pret ta gjejë kohën e duhur për realizimin e një bashkëpunimi. “Tani për tani jo, mendoj në vitin e ardhshëm të mendoj më shumë rreth kësaj çështje. Një duet kërkon shumë përgjegjësi dhe duhet ta gjej dikë me të cilin do të përshtatemi në stilin e muzikës” ka shtuar ajo. Viti i ardhshëm përveç që do e sjell atë me bashkëpunim, këngëtarja mendon që të fillojë edhe përgatitjet për albumin e ri.

Hidromorava

E angazhuar me koncerte edhe për festat e fundvitit

Adelina ka folur edhe për angazhimet që i ka gjatë këtyre muajve dhe ka thënë se është shumë e ngarkuar me koncerte në vende të ndryshme ku ka shqiptarë. “Koncertet në diasporë i kam filluar që në muajin shtator, atëherë edhe kur mërgimtarët janë kthyer në vendet ku jetojnë. Unë jam prezente në shtete të ndryshme duke filluar që nga Zvicra, Gjermani, Belgjikë e në shumë të tjera” ka shtuar Emini. Ajo koncertet nuk do t’i ndalojë as gjatë festave të fundvitit. “Për festën e Vitit të Ri nuk do të jem në shtëpi pasi që kam koncerte jashtë vendit, edhe pse ka nuk e kam konfirmuar ende se ku do të jem”, ka thënë këngëtarja. Përveç se me koncerte, Adelina nuk do t’u mungojë as fansave të saj të cilët jetojnë në Kosovë. Kjo pasi që ajo do të jetë pjesë e xhirimeve të cilat organizohen për nder të festave të fundvitit. “Po do të marr pjesë edhe në xhirimet që organizohen në televizionet tona. E mira e këtyre xhirimeve është se në to do të marr pjesë edhe me projektin e ri që thash se do ta lansoj në muajin dhjetor dhe me këngët që i kam kënduar më herët”, ka treguar ajo. E gjithë këto angazhime kanë bërë që këngëtarja të mos ketë edhe aq shumë kohë që të merret me studimet e doktoraturës. “Pak është e vështirë pasi që po merrem me punën, me muzikën dhe me studimet. Unë vetëm sa kam përfunduar vitin e parë të studimeve të doktoraturës dhe pasi këto studime kërkojnë shumë përgjegjësi, mendoj që t’ju përkushtohem me shumë kujdes” ka thënë ajo në fund të intervistës./Tribuna/