Uji Dea

Adelina Berisha paralajmëron këngën e re

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Adelina Berisha, një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare, është gati të rikthehet fuqishëm në skenën muzikore.

Këngëtarja ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikojë këngën dhe videoklipin e saj më të ri, një projekt për të cilin ka punuar me shumë përkushtim.

Kënga e re vjen në bashkëpunim me producentin e njohur Çelik Lipa, ndërsa videoklipi është realizuar nga produksioni FullMoon Production, që njihet për standarde të larta vizuale.

Në disa fotografi të publikuara në profilin e saj në Instagram, Adelina shihet më atraktive se kurrë, teksa pozon nga prapaskenat e xhirimeve.

Fundamenti

Pamjet sugjerojnë një klip dinamik dhe stilistikisht të kuruar, që pritet të tërheqë vëmendjen e publikut.

Në përshkrimin e postimit, këngëtarja shprehet: “Mezi po pres të publikohet kënga dhe videoklipi im më i ri. Një projekt që kam punuar shumë në të dhe shpresoj të pëlqehet nga të gjithë ju”.

Adelina, e njohur për hite të shumta dhe stilin e saj të veçantë skenik, duket se po përgatitet për një tjetër sukses muzikor që do të shënjojë verën. Fansat tashmë janë në pritje të datës së publikimit, ndërsa interesimi për rikthimin e saj është i madh. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.