Adelina Berisha ka publikuar videospotin e këngës “A dalim”
Krijuesja e hitit “Tjetër S’ka” në këtë spot duket mjaft atraktive ndërsa spotin e Max Production besohet se e ka realizuar diku në bregdet.
Muzikën e “A dalim” e kanë realizuar të zakonshmit Zzap&Chriss. Tekstin e ka shkruar reperi nga Ferizaji, Mozzik, kurse për stilin e Adelinës është përkujdesur Donjeta Macula.