Adelina Berisha: Jam shumë e ngutshme
Këngëtarja seksi Adelina Berisha ka shpalosur shumë detaje rreth jetës së saj, që nga fëmijëria e deri me tani në intervistën ndryshe për gazetën Tribuna.Ndër tjerash ajo ka treguar që është shumë e ngutshme dhe se të gjitha gjërat në dollapin e saj janë të shtrenjta.
Tribuna: Si e kujtoni fëmijërinë tuaj me pak fjalë?
Berisha: Më shumë e kam pasur një fëmijëri të angazhuar, nuk kam pasur kohë si krejt fëmijët tjerë që kanë dalë e kanë lozur, unë kam qenë shumë e angazhuar me koncerte të ndryshme
Tribuna: Cili është libri dhe filmi që u kanë lënë më së shumti përshtypje?
Berisha: Ka shumë të tillë po më së shumti me ka lënë përshtypje ‘’Gratë që dashurojë tepër’’, është një libër nga një autore greke, kurse filmi është “Friends with benefits”.
Tribuna: Cili është gjësendi më i shtrenjtë në dollapin tuaj?
Berisha: Fatmirësisht krejt sendet e shtrenjta i kam e nuk po di cilat t’i veçoj çka kam konkretisht, duke filluar nga kozmetika, gardëroba, aksesorët, të gjitha i kam të shtrenjta.
Tribuna: Cila është e meta juaj më e madhe?
Berisha: Jam shumë e ngutshme.
Tribuna: Çfarë vëren fillimisht te një mashkull?
Berisha: Karakterin dhe sa është i çiltër, sa dinë të bëjnë muhabet.
Tribuna: Cilëve tipa të njerëzve ju ikni?
Berisha: Njerëzve të luhatshëm, që i ndërrojnë fytyrat që nuk janë stabil.
Tribuna: Hobi juaj i preferuar?
Berisha: Fitnesi
Tribuna: Çfarë mund të ju nervozojë në moment?
Berisha: Diçka qe e di që nuk është ashtu
Tribuna: Kur keni kërkuar për herë të fundit ndihmë?
Berisha: Nga mami im vazhdimisht kërkojë ndihmë
Tribuna: Cila është frika juaj më e madhe?
Berisha: Kafshët, qentë
Tribuna: Pa çfarë nuk dilni kurrë nga shtëpia?
Berisha: Pa çantë dhe pa çelësat e veturës
Tribuna: Çfarë i thoni më së shpeshti vetës kur shikoheni në pasqyrë?
Berisha: Shumë sene, nuk e di…
Tribuna: Kur për herë të fundit keni hipur në trafik urban?
Berisha: Nuk e mbaj në mend, me vite të tëra
Tribuna: Nëse i kishit fituar në lotari 1 milion euro ku i kishit shpenzuar më parë?
Berisha: Gjysmën e kisha dhënë për familjet që kanë nevojë, gjysmën tjetër kisha investuar sa më shumë në karrierë edhe i kisha harxhuar qysh kisha dashtë unë.
Tribuna: Destinacioni i juaj i ëndrrave?
Berisha: Ka shumë.
Tribuna: A bëni punë shtëpie?
Berisha: Po shumë shpesh.


