Adele tmerrohet nga fama
Adele ishte e përzgjedhura për kopertinën e revistës Rolling Stone, ku këngëtarja britanike pozon me flokë të lagura dhe me shumë pak tualet.
Në intervistë, 27-vjeçarja flet për jetën e saj pas suksesit që ka arritur në industrinë muzikore.
“Karriera ime nuk është jeta ime, është hobi”, ka deklaruar Adele, transmeton TCH.
“Njerëzit mendojnë se unë e urrej faktin që jam e famshme, por nuk është e vërtetë”.
“Në fakt, e kam frikë famën. Mendoj se është helmuese”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/


