RCCOLA

Adele nuk do të kthehet në media as pas lindjes

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Këngëtarja Adele e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë i cili duhet të vije në jetë këto ditë, duket se po planifikon që bashkë me partnerin e saj Simon Konecki të qëndrojnë larg medieve edhe kur të bëhen prindër.

“Ajo është tjetër person. Ka lënë duhanin dhe nuk ka pirë aspak alkool prej muajsh dhe të gjithë paparacët kanë pas mundësi ta fotografojnë vetëm dy tre herë. Jeta për të tashmë është perfekte. Gjatë gjithë kohës po kënaqet duke blerë mobiliet për dhomën e fëmijës dhe po mundohet të gjej nj emër”, tha një i afërt i këngëtares.

RCCOLA

Krijuesja e hitit “Someone like you” është fshehur nga paparacët nga koha e fitoreve të
mëdha në Grammy Awards në shkurt, ku fitoi 6 trofe.