Fundamenti

Abuzoi me invaliden, arrestohet shqiptari në Itali

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

​U vu në pranga pas tre vitesh në arrati. Një shqiptar i moshës 33 vjeçare i shpallur në kërkim për një sërë akuzash u arrestua nga policia e Barit. Sapo kishte zbritur nga një traget që vinte nga Durrësi, ai u vu në pranga pasi ishte dënuar me katër vjet e gjysëm burg, për dhunë, rrëmbim personi, abuzim seksual dhe mashtrim.

Historia e tij nis në vitin 2008, kur një vajzë italiane italiane e moshës 25 vjeçare, me banim në Busto Arsizio, u paraqit në polici për të denoncuar abuzimin e pësuar. Vajza mbërriti në polici me shenja në trup, duke treguar se e kishte rrahur i dashuri i saj, pikërisht shqiptari i ndaluar pasditen e djeshme, por që asokohe jetonte në një apartament në Busto Arsizio.

Vajza, e cila ishte edhe invalide, ishte detyuiar nëpërmjet një serie dhune fizike dhe psikologjike që të nënshkruante që ndihma sociale që i jepte shteti, të kalonte në llogarinë e shqiptarit.

ARKATANA

Jo vetëm kaq, por ai kishte arritur të merrte një shumë parash që vajza kishte në bankë, telefonat celularë dhe disa argjendari. Në disa raste vajza ishte mbyllur nëpërmjet dhunës dhe shqelmave që të bënte punët e shtëpisë dhe të kënaqte dëshirat seksuale të të shqiptarit, madje edhe në prani të personave të tjerë. Pas këtij denoncimi në atë periudhë shqiptari u arrestua, ndërsa më tej u la në arrest shtëpie, gjatë kohës që vijonte procesi gjyqësor.

Por para dënimit përfundimtar, ai arriti të largohej nga Italia, ku për tre vjet u strehua në Shqipëri. Në ngarkim të tij ishte lëshuar urdhër arresti, lidhur me akuzat e sipërpërmendura, për të cilat ishte dënuar me katër vjet e gjysmë burg./noi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.