HW

Abrashit nuk i kryen punë pasaporta diplomatike, e përdor atë zvicerane

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

“Më ndodh gjithmonë që duan të shohin një tjetër dokument, sa herë që paraqes pasaportën diplomatike të Shqipërisë. Në çdo moment, u tregoj pasaportën zvicerane për të shmangur çdo pengesë”, deklaroi Abrashi.

Kualifikimi i Shqipërisë në Kampionatin Evropian ishte historik. Futbollistët kuqezi u nderuan ku shkuan, derisa Qeveria Shqiptare i shpërbleu me pasaportë diplomatike, shkruan albinfo.ch.

Me këtë pasaportë u pajisën të gjithë futbollistët dhe stafi kuqezi. Por, këto pasaporta si duket nuk vlejnë në gjithë Evropën, pasi Amir Abrashi ka zbuluar se detyrohet ta përdorë atë të Zvicrës për t’iu shmangur ndalesave.

“Më ndodh gjithmonë që duan të shohin një tjetër dokument, sa herë që paraqes pasaportën diplomatike të Shqipërisë”, ka thënë futbollisti shqiptar për mediat zvicerane.

UBT

Sipas tij, ka shumë punonjës në aeroporte që nuk e njohin atë, për të cilën kërkojnë dokumente shtesë për ta vërtetuar rregullsinë e saj. “Në çdo moment, u tregoj pasaportën zvicerane për të shmangur çdo pengesë”, ka deklaruar Abrashi.

Mesfushori i Freiburgut është një prej futbollistëve që kanë dyshtetësi, konkretisht atë helvete krahas pasaportës shqiptare.

http://www.albinfo.ch/abrashit-nuk-i-kryen-pune-pasaporta-diplomatike-e-perdor-ate-zvicerane

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.