UBT

Abrashi viziton Gjilanin, dhe zotohet për mbështetjen më të madhe të pasluftës

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka premtuar mbështetjen më të madhe që pasluftës për Gjilanin, në realizimin e projekteve multimilionëshe. Këtë zotim ai e ka shfaqur pas vizitës që i bëri Gjilanit, ku është pritur nga kreu i kësaj Komune, Lutfi Haziri.

“E vizitova mikun tim të kamotshëm, Lutfi Haziri, për të treguar zotimin për investime të mëtutjeshme në Gjilan dhe Anamoravë. Gjilani do të trajtohet me prioritet në këtë 6-mujorin e dytë. Projektet që kanë nis, zotohem se do të përfundojnë. Jemi në përfundim të marrëveshjeve me BERZH dhe zgjerimi i hyrje-daljeve të Gjilanit do të nis shumë shpejt. Bashkë me kryetarin Haziri do të më shihni në fillim të punimeve”, ka thënë Abrashi.

Ai ka njoftuar se në kohë rekorde do të shpallet edhe tenderi për lotet e mbetura të Autostradës, deri tek Dheu i Bardhë.

UBT

Haziri e ka falënderuar ministrin Abrashi për vizitën dhe mbështetjen ndaj programeve të Gjilanit, duke thënë se janë në interes zhvillimor dhe i jep impakt jo vetëm kësaj komune, por edhe për Kosovën Lindore.

“Vizita e tij sot na nderon në kujdesin që ka treguar për programet zhvillimore të Komunës. Lajmi i mirë është se po vazhdojnë punimet në autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, në tetë lotet e para. Projektet e madha kapitale e regjionale që po realizohen dhe që do do të fillojnë janë, rruga Prishtinë-Gjilan nga tuneli e deri në Bresalc (7.2 kilometra), rruga Gjilan-Kllokot që janë investime nga BERZH, Rruga e Kumanovës, Bulevardi “Ibrahim Rugova”, rruga në drejtim të Bujanocit, rruga “Enver Miftari” etj. Ministria e Infrastrukturës është partneri më i madh i yni”, ka thënë Haziri, pas takimit me ministrin Abrashi.

Pas takimit, Haziri dhe Abrashi kanë vizituar pesë programet kapitale në infrastrukturë, që janë duke u realizuar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.