Mobi Casa

Abrashi, shqiptari që po impresionon trajnerin gjerman

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Amir Abrashi është duke kaluar momentet më të mira në karrierën e tij, dhe falë punës së madhe po merr edhe lëvdata të shumta.Mesfushori fantastik i Kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi, u transferua gjatë kësaj vere tek skuadra gjermane SC Freiburg, dhe shkëlqeu në të gjitha ndeshjet miqësore.

Ka qenë pikërisht trajneri i Freiburgut, Christian Streich, që ka folur për shqiptarin fjalë të mëdha, transmeton Telegrafi.

Mobi Casa

“Jam i kënaqur me të gjithë, por sidomos dua ta përmend Abrashin. Amiri është lojtar që më ka impresionuar gjatë përgatitjeve dhe ndeshjeve miqësore”, tha Streich për ‘Kicker’.

Abrashi iu bashkua Freiburgut nga skuadra zvicerane Grasshopper si lojtar i lirë, ndërsa ai kishte edhe disa oferta nga kampionate të ndryshme si Italia dhe Franca por zgjodhi Gjermaninë për tu rritur edhe më shumë si lojtar. /Telegrafi/