ARKATANA

Abrashi: Për veteranët, s’prishemi me FMN-në

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, thotë se ky dikaster qeveritar është në konsultime të vazhdueshme për ta gjetur një zgjidhje për pagesat për veteranët e UÇK-së.

Ai ka deklaruar për “Zërin” se me këtë rast janë duke i adresuar edhe shqetësimet për numrin e madh të veteranëve, në mënyrë që kostoja për pagesat e tyre do të ishte e përballueshme për buxhetin e shtetit dhe njëkohësisht nuk do të rrezikonte marrëveshjen me FMN-në.

HW

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se beneficionet e lidhura me luftën janë duke bërë presion gjithnjë më të madh në buxhet dhe kjo kategori po i minon përpjekjet e autoriteteve për ta ruajtur qëndrueshmërinë fiskale, duke krijuar hapësirë për projekte kapitale që nxisin rritje dhe shpenzime të tjera prioritare. Kjo pasi që numri i veteranëve ka arritur në 46 mijë dhe se ka dyshime për “fryrje” të numrit të tyre.

Edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu, ka thënë për “Zërin” se një numër i tillë i veteranëve do të jetë ngarkesë e madhe për buxhetin e shtetit. “Lista e veteranëve është e mbyllur, ndërsa jemi duke i pritur listat e invalidëve të luftës para se të ndërmarrim hapa për veprime të mëtutjeshme. Në anën tjetër thënë përmbledhtazi për t’i përmbushur kërkesat e më shumë se 46 mijë veteranëve të luftës, nuk do të jetë aspak e lehtë, përkundrazi, sepse thjesht ky numër tejkalon shumë të gjitha parashikimet tona. Për rrjedhojë kjo shkakton probleme tjera, sepse tejkalon gjithashtu edhe qëndrueshmërinë buxhetore”, ka thënë Abdullahu./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.