Abrashi: Opozita na pengoi në realizimin e qëllimeve, por suksese pati

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, njëherësh zëdhënës i qeverisë, Arban Abrashi ka komentuar njëvjetorin e Qverisë Mustafa.

Ai ka thënë se bllokada e Opozitës ka dëmtuar dhe pamundësuar realizimin e një varg projektesh të qeverisë, por se ka pasur edhe të arritura, njofton Klan Kosova.

Ndër to ka përmendur nënshkrimin e MSA-së, Pakon e Re Fiskale, implementimin e Kontratës Kolektive dhe rritjen e asistencës sociale.

“Problemet e fundit, me gaz lotsjellës me bllokada me opozita i ka dhënë një shije te keqe kësaj qeverie, disi kanë mbetur në hije punët që janë kryer nga qeveria”.

“Premtimet nuk është mirë me i marrë në një vit mandat, pasi shumë politika që i ndërmerr qeveria duhet gjashtë muaj që të trasohen dhe pastaj të implementohen”.

“Që nga fillimi ka pasur protesta nga Opozita, qoftë për arsye xhelozie apo arsye tjera”.

“Nëse shikohet për një vit, pavarësisht këtyre pengesave janë bërë punë të mira, p.sh arritja e MSA-së”.

“Gjithçka që është biseduar në këto 16 vjetët e fundit në fushën e integrimeve është konkretizuar me marrëveshjen e MSA-së”.

“Një proces tjetër që është shumë i rëndësishëm, është reforma fiskale që e ka ndërmarr Ministria e Financave, vetëm në fillim të implementimit të saj janë gjeneruar të hyra më të shumta”.

RCCOLA

“Kemi filluar implementimin e kontratës kolektive, e kemi rritë asistencën sociale, pensionet e veteranëve kanë filluar të shpërndahen”.

“Nga janari rriten edhe pensionit, nga 150 euro e tutje”.

Po ashtu sipas Abrashit, megjithëse jo sa duhet, ka pasur rritje të punësimit, ndërsa ka premtuar që të ketë shtim të punëtorëve në kaudër të projekteve të viteve të ardhshme.

“Sipas statistikave të ATK-së, ka pasur rritje konstante të punësimit. Numri prej 120 mijë të punësuarve është numër i arritshëm, por deri në fund të mandatit”.

“Do të ketë projekte të mëdha infrastrukturore ku do ta rrisin numrin e punëtorëve. Bujqësia është sektor që do të investohet shumë dhe është si fushë ku gjenerohen shumë vende të punës”.

“Ka një përcepcion shumë të lartë për korrupsionin, qoftë i vërtetë, apo jo”.

“Duhet të bëjmë më shumë në aftësim profesional”.

“Dështimi në UNESCO dhe për punën e diplomacisë më mirë është të pyetet ministria e Jashtme, ndoshta është dashur të punohet më shumë të angazhohemi më shumë, e rëndësishme është që jemi të rreshtuar drejt Perëndimit”./zeri/