Uji Dea

Abrashi: Nuk ka ridizajnim të Qeverisë, plotësohen postet e zbrazëta nga PDK

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri i Mirëqenies sociale dhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Arban Abrashi, në një intervistë për emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, ka deklaruar se nuk pritet që së shpejti të ketë ri-dizajnim të kabinetit qeveritar Mustafa.

Abrashi ka deklaruar se në fazën e parë pritet që PDK të sjellë emrat për postet e lëna bosh e më pastaj të fillojë vlerësimi i ministrave aktual veç e veç.

“Ne së pari presim që PDK të ploëstojë me emra dy postet qeveritare, atë të ministrit të jashtëm dhe të zv/kryeministrit, pastaj pritet të fillojë etapa e dytë, që është vlerësimi i ministrave dhe dikastereve veç e veç në koordinim pra nga partnerët e koalicionit. Grupet për këtë takohen në nivel nënkryetarësh të partive”, deklaroi Abrashi.

I pyetur se kur pritet të ndodhin ndryshimet dhe plotësimet në kabinetin qeverisës, Abrashi ka thënë se diçka e tillë nuk do të ndodhë shumë shpejt, siç është shkruar e thënë në media.

Hidromorava

“Nga java e ardhshme presim që të plotësohen dy vendet e lira në qeveri, e më pastaj nis faza e dytë ajo në të cilën mund të ketë ndryshime dhe lëvizje nëpër ministri. Për fazën e dytë njëherë duhet dhe pritet të bëhet vlerësimi”, tha Abrashi.

Zëdhënësi i Qeverisë që vie nga radhët e LDK-së, poashtu ka folur edhe për anulimin e protestës nga opozita dhe për zërat e mundësisë së koalicionit të ardhshëm LDK–Vetëvendosje.

“Anulimi i protestës për sot, është reflektim pozitiv dhe ne shpresojmë shumë që partitë parlamentare opozitare do ti kthehen trajtimit të problemeve në Kuvend, ndërsa sa i përket ideve dhe përafrimeve LDK-Vetëvendosje, mund të them se LDK është në një koalicion me PDK, koalicion që po funksionon mirë. Këtë kurs në do mundohemi ta ndjekim deri në fund të mandatit . Tema të ngritura nga anëtarë të kryesive respektive (Vetëvendosje dhe LDK) janë pjesë e demokracisë, mirëpo kjo çështje nuk është ngritur në kryesinë e LDK-së”, ka thënë Abrashi, për Radio Dukagjinin. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.