United Hospital

Abrashi me koment ‘bombastik’ për teknologjinë VAR

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në të gjithë kampionatet europiane, përdorimi i video-asistentit (VAR) po komentohet mjaft pozitivisht pasi ka zgjidhur telashet e gjyqtarëve dhe po korrigjon gabimet e tyre.

Por për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, përdorimi i teknologjisë ka shëmtuar ndeshjet dhe lojtari i Fraiburgut nuk ka ngurruar ta shprehë hapur opinionin e tij.

“Është një m… i madh, nuk më pëlqen aspak. Me video-analizë çdo gjë është e ngadaltë dhe çdo faull duket shumë më i rëndë. Ravet nuk dëshiron t’i thyejë këmbën, ai është djalë i mirë. Kjo me video është një m… i madh”, ishte komenti i Abrashit për të përditshmen gjermane “Kicker”.

United Hospital

Ai i referohej episodit të fundjavës në ndeshjen Fraiburg-Borusia Dortmund, ku shoku i tij i skuadrës, Ravet, u ndëshkua me të kuq pas një faulli kundër Shmelcer, të cilin gjyqtari e vlerësoi fillimisht si të denjë vetëm për karton të verdhë.

“Me 10 lojtarë ishte shumë më e vështirë ndaj një skuadre të tillë. Por e dinim se duke punuar në mbrojtje mund t’ia dilnim, gjëja kryesore ishte të mos pësonim”, tha Abrashi i cili luajti 90 minuta në barazimin 0-0.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.