FIDANISHTJA

Abrashi: Me fondet amerikane, këtë vit pritet të fillojë autostrada drejt Merdares

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi ka qenë i ftuar në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.

Abrashi ka thënë se me investimet amerikane të premtuara në Marrëveshjen e Uashingtonit do të ndërtohet edhe autostrada e Merdares.

Ai ka thënë se në bazë të seriozitetit që kanë treguar investitorët amerikanë që kanë dërguar letra këtë javë, autostrada do të fillojë të ndërtohet shumë shpejt.

“Mendoj se këtë vit është e mundshme të fillojë ndërtimi i autostradës për Merdare. Po flasim për një autostradë që ka koston deri në 250 milionë euro. Autostrada ka 27 kilometra”.

Fundamenti

Ministri i Infrastrukturës thotë se është kërkuar që kushdo që e merr punën, punimet të përfundojnë jo më larg se 15 muaj.

Duke folur për mini-Schengenin, Abrashi thotë se është e vërtet që LDK në të kaluarën e ka refuzuar këtë iniciativë por sipas tij tash garantues është Amerika.

“Ne tash jemi palë e barabartë e kësaj iniciative. Ne tash paraqesim edhe kushtet tona si shtet i barabartë”, tha ndër të tjera Arban Abrashi./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.