FIDANISHTJA

Abrashi lut opozitën që të mos sulmojë Policinë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, bashkë me kryeministrin Isa Mustafa, ministrin për Punë të Brendshme Skender Hyseni dhe atë për Punë të Jashtme Hashim Thaçi, pritën në takim sindikatën e Policisë së Kosovës, të cilëve u dhanë vlerësime të mëdha për punën që bëjnë pjesëtarët e këtij institucioni.Por, hallin e kanë me opozitën, ata që organizuan protesta të dhunshme dhe po sulmojnë edhe pjesëtarët e policisë së Kosovës.

Abrashi tha se opozita duhet të bëjë betejën e saj në Kuvend e jo të sulmoj Policinë.

“Nëse ekziston një betejë politike le të zhvillohet në Kuvend e jo të sulmojnë policinë, se ata si e mbrojnë pozitën e mbrojnë edhe opozitën”, tha Abrashi.

Duke e vlerësuar si policinë më të mirë në rajon Abrashi, premtoi përkrahje edhe më shumë për çështjet financiare dhe pensionet e parakohshme.

Madje, foli edhe për sigurimet shëndetësore të cilat nuk zbatohen në tërësi.

Hidromorava

“Lindi një ide, sepse sigurimet shëndetësore nuk zbatohen në tërësi shkaku i mungesës së fondeve dhe ideja e cila ishte gjatë këtij takimi është me shqyrtu zbatimin progresiv që do të thotë që nëse gjejmë ndonjë zgjidhje dhe të fillojë në një farë mënyre zhvillimin e sigurimeve progresive për kategoritë e veçanta të shoqërisë ose institucioneve që janë në rrezikshmëri më të lartë”, tha Abrashi.

Për sigurimet shëndetësore foli edhe nënkryetari i Sindikatës së Policisë Shaban Tasholli. Ky i fundit konfirmoi se sigurimet shëndetësore u duhen shumë, sidomos atyre që lëndohen gjatë protestës.

“Biseduam për ministrinë e policisë dhe si pikë e veçantë ka qenë sigurimi shëndetësor sepse kjo i mungon policisë dhe se kemi shumë polic të lënduar në krye të detyrës dhe na u premtua kjo nga qeveria se do të shqyrto hen të dy mënyra në tërësi qeveri apo si siguri personale. Biseduam edhe për mirëqenien dhe parimet tona dhe u bisedua çështja e gjërave më të mëdha që i kemi”, tha Tasholli.

Nënkryetari i sindikatës së Policisë tregoi që policia ka mbështetjen e Qeverisë, por kohëve të fundit policia po sulmohet nëpër protesta.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që ta mbrojnë policinë ndërsa luti organizatorët e protestave që të bëjnë dialog politik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.