UBT

Abrashi: Kurti e shkaktoi krizën në koalicion për të ikur nga përgjegjësitë shtetërore

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Sekretari organizativ i LDK-së, Arban Abrashi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për situatën politike që është shkaktuar në vend.

Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka shkaktuar krizën në koalicion për të ikur nga përgjegjësitë shtetërore dhe në përpjekje për të fshehur raportet e tendosura me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Fecbook, Abrashi, ka shkruar se, partneritetin dhe miqësinë me Amerikën dhe BE-në, LDK-ja nuk e zëvendëson me projekte të izolimit dhe kapitullimit të shtetit, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i Abrashit, pa ndërhyrje:

Ushtria e kujt?

Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme lidhur me virusin COVID 19, është e natyrshme që qytetarët të kërkojnë unitet politik dhe më shumë tolerancë ndërmjet partive politike.

UBT

Mënyra më e mirë për të kërkuar unitet është duke treguar tolerancë me shembullin personal, nëpërmes ofrimit të opsioneve, ashtu siç ka bërë LDK-ja dhe kryetari Mustafa, duke ofruar vazhdimisht mundësi bashkëpunimi me VV-në. Por, nuk mund të kërkohet unitet e tolerancë, nga ata që bëjnë kërcënime, linçime, shpallje tradhtarësh, sulme fizike ndaj gazetarëve, dhe fushata denigruese në rrjetet sociale ndaj personaliteteve politike dhe shtetërore.

Sot ishim dëshmitarë të një organizimi e orkestrimi të një ushtrie “virtuale” kundër LDK-së dhe Kryetarit Mustafa, me një orientim të dalluar; në secilën deklaratë, koment e postim është vërejtur gjuhë e urrejtjes, ‘urime për vdekje’, thirrje për linçime etj, që tregon, se partnerët tanë politikë, nuk e kanë për qëllim unitetin, por në fakt vetëm keqpërdorimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Kryeministri Kurti, bën mirë të na tregoj nëse është pjesë e këtij organizimi? Nëse jo, pse nuk ndërmerr masa ndaj atyre që keqpërdorin emrin e tij?

Shumë të tjerë para VV-së kanë provuar ta nënshtrojnë LDK-në, por historia ka treguar se ne jemi rreshtuar në anën e drejtë dhe kemi qëndruar të pathyeshëm.

Partneritetin dhe miqësinë me Amerikën dhe BE-në, LDK-ja nuk e zëvendëson me projekte të izolimit dhe kapitullimit të shtetit.

Përpjekja e Kurtit për t’u fshehur prapa gjendjes së pandemisë është e kotë, ai shkaktoi krizën në koalicion për t’i ikur përgjegjësive shtetërore dhe në përpjekje për të fshehur raportet e tendosura të me aleatët kryesorë të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Lajmi.net/