RCCOLA

Abrashi kundër zgjedhjeve: Rreth 90 deputetë të Kuvendit nuk mendojnë se i’u është konsumuar mandati

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi ka thënë se LDK është e gatshme për të drejtuar qeverinë e re.

Abrashi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova është në një situatë të re politike që nuk ka qenë asnjëherë më parë.

Ai thotë se rreth 90 deputetë mendojnë se ky Kuvend nuk ka konsumuar mandatet e deputetëve, përcjell Telegrafi.

RCCOLA

“Këta deputetë synojnë ndërtimin e një qeverie të re. Nga ana tjetër nuk është edhe koha për zgjedhje, por edhe nëse do të kishte lëvizjet do të ishin minimale dhe përsëri do të kishte vështirësi të formimit të qeverisë”.

Abrashi thotë se LDK pret procedurat kushtetuese dhe nëse merr të drejtën për mandatarin, do të diskutohet në strukturat e partisë se kush do të jetë ai/ajo që do të jetë kandidat për kryeministër.

I pyetur nëse LDK e ka kandidaten për kryeministre, ai ka thënë se varet kush ka ambicie për të marrë këtë përgjegjësi./Telegrafi/