ARKATANA

Abrashi kërkon pastrimin e listave: S’ka buxhet për të gjithë veteranët

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Qeveria e Kosovës ka në dispozicion gjithsej 38 milionë euro për vitin 2017 për pensionet e veteranëve të UÇK-së. Kjo shifër do të jetë e pamjaftueshme që të gjithë veteranët aktual të marrin pensionet që u takojnë sipas ligjit.

Kështu ka njoftuar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abarashi, i cili ka thënë se zgjidhje e vetme do të jetë pastrimi i listave të veteranëve.

Abrashi ka thënë se gjatë ditëve në vijim do të takohet me organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, nga të cilët do të kërkojë pastrimin e listave të veteranëve, në mënyrë që veteranët e vërtetë t’i gëzojnë pensionet që u takojnë.

“Ne duhet të punojmë me përfaqësuesit e veteranëve që të gjejmë zgjidhje, qoftë edhe me pastrimin e listave”, ka thënë Abrashi në një intervistë në RTK.

Fundamenti

Ai ka thënë se numri i veteranëve që marrin pensione është dyfishuar.

“Fillimisht kane qenë 12- 14 mijë veteranë që kanë pasur të drejtë në marrjen e pensioneve dhe ky numër në shtator ka arritur në 28 mijë e 100 persona, që do të thotë se ky numër është dyfishuar”, ka thënë Abrashi.

Ai ka njoftuar se për këtë çështje janë marrë vesh me FMN-në që të ndahet një buxhet fiks për pensionet e veteranëve dhe me atë buxhet duhet menaxhuar.

“38 milionë euro për vitin 2017 do t’i kemi për pensionet e veteranëve dhe duhet të menaxhojmë me këtë buxhet”, ka thënë Abrashi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.