UBT

Abrashi kërkon maksimumin e pikëve me Shqipërinë, shpreson shumë që sot fiton Kosova

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Amir Abrashi ishte një nga të përzgjedhurit e stafit mediatik të Kombëtares Shqiptare për të dalë në konferencën për shtyp të ditës së sotme.

Mesfushori i Freiburgut në Bundesligë erdhi me një dëmtim të lehtë, por konfirmoi se është rikuperuar plotësisht dhe është gati për të dhënë maksimumin në dy sfidat ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë në Ligën e Kombeve.

Ai kishte edhe një dëshirë për ndeshjen e Kosovës.

Si është gjendja juaj fizike?
Për momentin jam shumë mirë dhe nuk kam asnjë problem. Jam gati për të luajtur dhe për të dhënë 100% në fushën e lojës.

Në një grup me kaq shumë futbollistë të rinj, a e ndjeni veten një senator i kombëtares?
E di që kam shumë ndeshje dhe dua ta ndihmoj ekipin me përvojën time. Duhet të bëjmë gjithçka për të përforcuar grupin.

FIDANISHTJA

Si ndiheni me rreshtimin 3-5-2?
Skemat i kam pranuar gjithmonë dhe përshtatem me atë që më kërkohet në fushë. Na i thotë trajneri çfarë të përmirësojmë dhe si duhet të sillemi, ndaj ne thjesht duhet të jemi të vëmendshëm. Gjithsesi e rëndësishme është që grupi të funksionojë mirë dhe ishalla të marrim 3 pikë me Kazakistanin.

A mund t’i marrë Shqipëria 6 pikë në dy ndeshjet e fundit?
Atë humbje me Lituaninë po e vuajmë akoma, si unë, por besoj dhe lojtarët e tjerë. Megjithatë të fitojmë tani ndaj Kazakistanit dhe të mendojmë për Lituaninë, ku do të më pëlqente që t’ua kthenim reston shpejt.

Keni një parashikim për ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë?

Ishalla fiton Kosova. /SS/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.