ARKATANA

Abrashi: Jemi unik, sondazhet na nxjerrin shumë më mirë sesa ato që po përfolen

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Arban Abrashi, ka folur për media pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së partisë ku është diskutuar për situatën politike të krijuar pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, shkruan Express.

I pyetur rreth sondazheve që janë publikuar së fundi, Abrashi ka thënë se partia që drejton Isa Msutafa është shumë më mirë sesa që thuhet nëpër debate e diskutime në rrjete sociale, që sipas tij paguhen nga dikush.

“Sondazhet LDK’në e qesin shumë ma mirë, sesa që po përflitet në debate e diskutime në ‘facebook’ që janë të paguara e të motivuara nuk e di se nga kush”, ka thënë Abrashi.

Për largimet e disa asamblistëve në Ferizaj, Abrashi ka thënë se është një lëvizje e vogël e personave me lidhje familjare. Sipas tij, s’ka kurrfarë përçarje në LDK.

ARKATANA

“Jemi shumë ma shumë unik. Nuk kemi asnjë breng që dikush do të largohet. Kemi pas një lëvizje ose dy, që janë kanë lidhje familjare. S’kemi problem me çarje të LDK’së. Po mobilizohemi. Jemi unik. Tani i diskutojmë kriteret dhe kandidatin ditëve në vijim”, ka shtuar tutje Abrashi.

Sekretari i LDK’së ka thënë se ditëve në vijim do të kenë takime të shumta, ku do të diskutohet edhe për koalicionet e mundshme.

“Ditëve në vijim i sqarojmë edhe koalicionet e mundshme. Do të kemi shumë takime”, ka theksuar ai.

Derisa ka pohuar se deri tani ende nuk e kanë hapur çështjen e presidentit./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.