UBT

Abrashi: Janë punësuar mbi 15 mijë punëkërkues

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka bërë një kalkulim të ri në lidhje me shifrat e të punësuarve që nga marrja e pushtetit nga partia të cilës ai i takon, LDK, në koalicion me PDK-në.

Sipas Abrashit, që njëherësh është edhe zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, shifrat e publikuara në media se janë punësuar “vetëm” 4 mijë punëkërkues, nuk qëndrojnë, pasi këto shifra, sipas tij, paraqesin vetëm një pjesë të punëkërkuesve që kanë përfituar nga skemat apo shërbimet e ndryshme të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Në fakt numri i punëkërkuesve që kanë përfituar nga masat aktive të tregut të punës, nga MPMS është mbi 8000”, ka thënë Abrashi përmes një postimi në Facebook.

Kësaj shifre, ministri i Punës i ka shtuar edhe shifrat e mbledhura nga institucionet tjera, duke theksuar kështu se numri i të punësuarve në këtë vit është mbi 15 mijë.

Postimi i plotë i Arban Abrashit:

Momentum i ri dhe shpresëdhënës për punëkërkuesit në Kosovë.

Kryeministri Mustafa, ditë më parë rikonfirmoi se do t’i përmbushim premtimet, dhe të dhënat rreth punësimit të cilat i kam pranuar të premtën janë tejet pozitive

Numri prej 4000 të punësuar e paraqitur në disa medie, paraqet një pjese të punëkërkuesëve, të cilët kanë përfituar nga skemat ose shërbimet e ndryshme të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Në fakt numri i punëkërkuesëve që kanë përfituar nga masat aktive të tregut të punës, nga MPMS është mbi 8000.

UBT

Sa i përket punësimit në përgjithësi, të dhënat e kombinuara, të MPMS dhe institucioneve tjera, tregojnë se numri i të punësuarëve, në krahasim, Janar 2015 me Tetor 2015, është mbi 15.000 (15.539 saktësisht); qoftë përmes efektit të punësimit, qoftë përmes të efektit të zvoglimit të informalitetit.

Pra viti 2015, përmbyllet me më së paku 15.000 vende të reja pune.

Nëse shtojmë edhe rreth 13.000 Veteran të UÇK-së (të paguar dhe në proces verifikimi), presioni i tregut të punës për vitin 2016, është dukshëm më i zbutur (rreth 25.000 – 30.000 punëkërkues më pak, krahasim me 2015), dhe kjo paraqet një pikenisje shumë pozitive për vitin 2016, pasi që MPMS, do të jetë në gjendje shumë të të favorshme të orientoj fondet dhe masat për punësim,

Debati rreth punësimit nuk do të ndalet as nuk duhet të ndalet, por politikat Qeveritare të ndërmarra gjatë vitit 2015, dëshmojnë se është krijuar një momentum i ri dhe shpresëdhënës për punëkërkuesit në Kosovë.

P.S.

1. Nëse rasisht krahasoni të dhënat me TRUST-in, keni parasysh faktin se si praktikë një numër i madh i kontribut paguesëve, pagesat i kryen në baza 3-mujore ose 6-mujore, dhe rrjedhimisht të dhënat mund të mos përputhen

2. Gjatë leximit të të dhënave,dhe raporteve keni parasysh dallimet mes, (1) masave aktive tregut të punës, (2) identifikimit të vendeve të punës dhe (3) ndërmjetësimit të vendeve të punës.

3. Para festave të fund vitit, para medieve do të shpalosim të dhënat e kombinuara dhe përfundimtare para medieve