FIDANISHTJA

Abrashi: I kemi zbuluar 710 raste kur persona të vdekur vazhdojnë të marrin pensione

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka bërë me dije se institucioni që ai drejton, në bashkëpunim me MPB-në, kanë zbuluar deri më tani 710 raste të keqpërdorimit të pagesave të pensioneve.

Kjo për faktin se shumë familje nuk i kanë lajmëruar vdekjet e familjarëve të tyre dhe kanë vazhduar të pranojnë pagesat e pensioneve.

Sipas Abrashit, kjo gjë i ka kushtuar buxhetit të Kosovës së paku 1 milion euro në vit, ndërsa ka theksuar se ngritja e kapaciteteve të administratës pensionale, kursimet dhe reformat ligjore, hapin rrugë për ngritje të pensioneve dhe negociim të marrëveshjeve pensionale.

HW

“Kohë më parë arritëm një marrëveshje me Ministrinë e Punëve të Brendshme, me qëllim të sigurimit dhe shkëmbimin e informacioneve në mes të dy ministrive, për rastet e lajmërimit dhe konfirmimit të vdekjes së pensionistëve, me qëllim të parandalimit dhe eliminimit të gjitha pengesave dhe problemeve të mundshme për rastet kur keqpërdoren pagesat e pensioneve.Këtë muaj kemi filluar të bëjmë krahasimin e listave te pensioneve me regjistrat e gjendjes civile të MPB-së, përkatësisht, Agjencisë së Regjistrimit Civil. Vetëm në punën fillestare kemi identifikuar 710 raste dhe indikacionet tjera japin shenja për një kursim prej së paku 1 milion euro në vit, vetëm me këtë marrëveshje”, ka thënë Abrashi, raporton Koha.net.

“Ngritja e kapaciteteve të administratës pensionale, kursimet dhe reformat cilat do t’i shpalosim këtë muaj, hapin rrugë për ngritje të ndjeshme të pensioneve kontributive, fillimin e implementimit të dy skemave të reja pensionale, skemës së pensionit familjar dhe invalidor dhe forcojnë kredibilitetin tonë në raport me marrëveshjet eventuale ndërkombëtare në fushën e pensioneve”, ka përfunduar Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.