FITORJA

Abrashi: Folëm me AAK-në e Nismën për program, nuk duam të humbim kohë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Zyrari i lartë i LDK-së, Arban Abrashi, thotë se takimet e sotme me zyrtarët e AAK-së dhe të Nismës ishin për programin dhe se nuk duan të humbin kohë, derisa po presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth çështjes së mandatarit.

“Sot ka qenë takimi i parë koordinues, ashtu siç kemi paralajmëruar. Kemi disa ditë deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, prandaj këto po i shfrytëzojmë edhe në dobi tonën. Sot jemi takuar me përfaqësuesit e AAK-së dhe Nismës për ta trajtuar programin tonë qeverisës dhe kemi diskutuar orientimet e tona programore”, ka thënë Abrashi, transmeton Gazeta Express.

Ai tutje shton se, derisa pritet vendimi i Kushtetueses, deri më 29 maj, koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe minoritetet do të vazhdojnë koordinimin për qeverisje.

FIDANISHTJA

“Ne do të fillojmë të shkëmbejmë dokumentet ditëve në vijim në nivel të ekspertëve partiakë, në mënyrë që kur të fillojmë punën në Qeveri, të kemi një program gjithëpërfshirës”, ka thënë Abrashi.

Abrashi ka pritje që vendimi i Gjykatës për mandatarin, të cilës Vetëvendosje i ka kërkuar intepretim, do të jetë në favor të LDK-së me partnerë.

“Besoj që po. Praktikat e parlamentit tregojnë që ai që e ka shumicën, e formon Qeverinë”, ka thënë zyrtari i LDK-së. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.